Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet i kërkuari i Vlorës, sulmoi me maska një furgon para 4 vitesh
English

Kapet i kërkuari i Vlorës, sulmoi me maska një furgon para 4 vitesh

Vlorë, 18 mars, NOA – Forcat e policisë së Vlorës, falë operacionit të koduar “Rruga e Re”, kanë bërë të mundur kapjen e të shumëkërkuarit Granit Çaushi, 22 vjeç, banues në fshatin Brataj.

Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person në bashkëpunim me Florat Godaj, i arrestuar më parë, para 4 vitesh, në fshatin fshatin Brataj, në vendin e quajtur “Ura e Brashecit”, me maska dhe të armatosur kanë tentuar të vjedhin furgonin e linjës Vlorë-Kuç duke qëlluar disa herë në ajër.

Mbas ngjarjes, Granit Çaushi është larguar në drejtim të shtetit grek, ndërsa Florat Godaj është arrestuar pak ditë më pas ngjarjes.

Çaushi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në kushtet e bashkëpunimit parashikuar nga nenet 140, 25 e 22 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE