Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LB: Një deklaratë e papërgjegjshme nga Edmond Haxhinasto
English

LB: Një deklaratë e papërgjegjshme nga Edmond Haxhinasto

Prishtinë, 18 mars 2011 NOA – Lëvizja Për Bashkim sulmon Haxhinaston dhe e cilëson si të papërgjegjshëm për deklaratën e tij se “bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufijve na qenka e dëmshme si ide për shqiptarët dhe si veprim për rajonin”.

Zëvendësministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto po qëndron në një vizitë dyditëshe në Kosovë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

“Që në fillim të vizitës së tij ai na e bëri me dije se ka ardhur këtu për të na e përsëritur deklaratën e papërgjegjshme të tij të cilën ai e bëri para disa ditësh në Tiranë, se “bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufijve na qenka e dëmshme si ide për shqiptarët dhe si veprim për rajonin”, - thotë Lëvizja për Bashkim.

“Zotëri Haxhinasto para se të shpalos pikëpamjet e tij apo të partisë së cilës i takon duhet ta dijë se fletë edhe si zëvendësministër republike dhe si ministër shteti dhe se kushtetuta e shtetit të cilit ai përfaqëson e shprehë qartazi aspiratën e popullit shqiptar për bashkim kombëtar”, - thotë Lëvizja për Bashkim.

Sipas saj, deklarata të tilla të papërgjegjshme nuk i kanë hije një burrështetasi e aq më pak një diplomati karriere! Megjithatë, populli shqiptar do ta ndjekë rrugën e filluar të bashkimit kombëtar pavarësisht deklaratave të tilla, përfundon deklarata nga Lëvizja për Bashkim.

a.b/NOA

Më shumë mbi axhendën e Haxhinastos:

Haxhinasto-Krasniqi: Autostrada e Kombit garanton më shumë bashkëpunim

Haxhinasto-Krasniqi: Ne, model liberalizimi të tregtisë në rajon

Enver Hoxhaj: Me Shqipërinë, linjë e përbashkët për njohjet

Thaçi-Haxhinasto: Bashkë, për të njohur Kosovën shtet

Haxhinasto: Si mund të bëhet Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

KOMENTE