English

Ndahet nga jeta rreperi Nate Dogg

SHBA, 18 Mars NOA - Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Long Beach rreperi Nate Dogg. Këngëtari tashmë 41 vjeçar, kishte formuar që në vitin 1991 grupin 213 me Snoop Dog dhe Warren G, duke u kthyer në një element i rëndësishëm i hip-hopit në SHBA. Ndër bashkëpunimet e tij spikatin ato me Tupac, Eminem dhe Dr. Dre. Prej kohësh ai ishte në gjendje shumë te keqe si pasojë e dy goditje të pësuar.

Motivi i vdekjes së tij nuk është bërë ende i qartë, por gjithsesi duhet thënë se Nate i ka mbyllur vuajtjet e tij që zgjasnin që nga 2008. në atë periudhë ai kishte pësuar goditje kardiake të cilat si rrjedhojë i kishin paralizuar këmbët e duart. Nate Dogg ka debutuar me albumin e Dr. Dre “The Chronic” dhe pasi punoi me këngëtarët më të suksesshëm të hip hopit në west coast-in amerikan, realizoi në total 4 albume duke theksuar këtu më të suksesshmin “Music & Me”.

r.b/NOA

KOMENTE