English

Përplaset me një çiklomotor, arrestohet 60-vjeçari që drejtonte Benzin

Korçë, 18 mars, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë një 60-vjeçar, i cili ka shkaktuar një aksident rrugor, ndërsa drejtonte automjetin e tij.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për personin e quajtur Viktor Miha, banues në qytetin e Korçës.

Mësohet se ndërsa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip Benz me targe KO6297A, ai është përplasur me një çiklomotor të markës Ymauay.

Ky i fundit drejtohej nga i moshuari 71-vjeçar me inicialet T.J., banues në Korçë, i cili ka marrë dëmtime të lehta trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë mbi Mihan, rëndon vepra penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Materialet për këtë rast, i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE