Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë në Shkodër dhe kapjen e Tafilaj
English

Policia flet zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë në Shkodër dhe kapjen e Tafilaj

Tiranë, 18 Mars 2011 NOA - Operacioni për kapjen e shtetasit Admir Tafilaj është konkluduar me sukses rreth orës 18.15 të ditës së sotme, pas kërkimeve intensive të kryera nga policia, si dhe në sajë të informacioneve të sakta të grumbulluara nga strukturat e policisë.

Pohimin e bëri para pak minutash, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Klejda Plangarica, zëdhënëse e kësaj drejtorie, i tha agjencisë NOA se kapja e Tafilaj erdhi si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe forcat Speciale RENEA.

Në momentin e kapjes Admir Bahri Tafilajt, 35 vjeç, nga Shkodra, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip TT, e cila ishte e mbushur, si dhe katër krehra me fishekë.

Ndërsa aktualisht nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për dokumentim e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur. Por materialet procedurale në ngarkim të Admir Tafilaj do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Shkodër.

“Ky shtetas nga hetimet e deritanishme rezulton të jetë autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë të ndodhur sot rreth orës 07.10, në fshatin Grudë, Komuna Rrethina Shkodër, ku mbetën të vrarë shtetasit Nikë Pjetrushi, 43 vjeç dhe Gjovalin Pjetrushi, 25 vjeç”, - tha zyrtarisht Plangarica.

Tafilaj, ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit “Shën Koll”, Lezhë, më datë 2 tetor 2010.

Emri i Admir Tafilaj në listën e të kërkuarve, për policinë dhe opinionin shkodran është mjaft i njohur, nga koha kur atij iu vra babai, Bari Tafilaj në gusht të vitit 2000, menjëherë pas vrasjes së ish-drejtorit të Policisë, Arben Zylyftari. Bari Tafilaj u akuzua bashkë me të birin Gencin, i cili aktualisht ndodhet në burg, si vrasës të Zylyftarit në një operacion policor. Kjo ngjarje u përcoll në opinion me mjaft mister dhe me mjaft dyshime, por përfundimisht gjykata dënoi pikërisht vëllezërit Tafili për vrasjen e Zylyftarit. Ishte ky momenti kur në opinion u lakua edhe emri i ish- shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi, i akuzuar nga familja Tafili si shkaku i vrasjes së Bari Tafilit në Kiras të Shkodrës. Midis këtyre dy familjeve, pavarësisht nga ajo zhvillohej në dyert e drejtësisë, u vendos kodi i hakmarrjes. Djemtë e Tafilajve për policinë e Shkodrës tashmë kishin hyre në listën e atyre njerëzve që kërkonin të merrnin gjakun e babait të tyre tek familja Pjetrushi. Askush nuk e zbuloi deri në këtë moment se cili ishte pozicioni i Prel Pjetrushit në atë ngjarje të bujshme ku mbetën të vrarë drejtori i policisë, Arben Zylyftari dhe Bari Tafili, por vrasja e vëllezërve të tij e rikthen emrin e tij në skenë. Ndërkaq vetëm pak kohë më parë për shkak të sjelljes së mirë në qeli dhe justifikimit se shpesh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, 41 vjeçari Admir Tafiaj, i burgosur ne Shënkoll të Lezhës përfitoi një tetë orë leje për të shkuar në shtëpinë e tij ku dhe bëri një arratisje spektakolare, për të cilën u ndëshkuan drejtues e shumë punonjës policie. Admir Tafili është arrestuar në vitin 2001 dhe akuzohet t’i ketë bërë pritë për qëllime hakmarrjeje ish-shefit të Malësisë së Madhe, Pjetër Petrushi. të cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrarë të atin Bahri Tafilin. Përpara arrestimit në Shqipëri kishte kryer një arratisje po të bujshme edhe në shtetin zviceran ku po vuante dënimin për çështje droge. Pasi u arratis nga Zvicra, ai është kthyer në Shkodër duke përpiluar brenda një kohe të shkurtër planin e hakmarrjes nga ku në një pritë plagosi ish-shefin e Malësisë së Madhe. Në shkurt të 2009-ës, Tafili doli para gjykatës për të dëshmuar mbi një arratisje tjetër të bujshme atë të Burrelit ku duke prerë hekurat e burgut dy të dënuar të përjetshëm dolën nga sektori “B” i këtij burgu për t’u arrestuar orë më vonë. Në tetor të 2010-s, rreth pesë muaj më parë, ai arriti të ekzekutonte me sukses planin e tij për t’u arratisur nga burgu i Shënkollit. Aktualisht, ai është i lire dhe i shpallur në kërkim dy herë, për arratisje nga burgu dhe si person i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Pjetrushi në Grudë të Shkodrës.

e.t/NOA

KOMENTE