English

Rama: Procesi zgjedhor është i pagarantuar

Tiranë, 18 mars, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, se zgjedhjet e 8 majit janë një proces i pagarantuar. Ai u shpreh se janë një sërë shqetësimesh që lidhen me listat e zgjedhësve dhe presionet ndaj administratës.

Rama tha se gjatë takimeve me ndërkombëtarët, gjatë ditëve të fundit, ka prezantuar shqetësimet që kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e garantimit të procesit zgjedhor.

“Ne procesin zgjedhor e konsiderojmë të pagarantuar. Gjithçka e nevojshme, për të pasur një proces zgjedhor, që të mos i ngjaj farsës së herës së shkuar, por të jetë një hap i konsiderueshëm përpara, mbase nuk mund të plotësohen. Por ka disa aspekte që janë plotësisht të realizueshme dhe për këto aspekte unë kam ndarë këto shqetësime. Dëshirojë të nënvizojë se vazhdon mungesa e transparencës me procesin e përgatitjes së listave”, tha sot Rama

Ai u shpreh se grupi i ekspertëve do të paraqes shumë shpejt rezultatet e hetimit që është bërë për këtë proces. “Vazhdojnë problemet në lista, ekipi i ekspertëve tanë që është ngarkuar me këtë çështje, informohem se nesër do të bëjmë publike hetimin mbi listat që janë shqetësuese, megjithatë do t'i vëmë në dispozicion të publikut dhe drejtorisë në fjalë për t’i përmirësuar”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE