English

SHBA: Provokimet dhe retorika e ashpër, nuk i shërbejnë Shqipërisë

Uashington, 18 mars, NOA – Provokimet, përfshirë këtu edhe retorikën e ashpër, nuk u shërbejnë interesave të Shqipërisë.

Ky ka qenë prononcimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara pranë Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, Ian Kelli, në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit në Shqipëri.

Sipas tij, “në valën e ngjarjeve të 21 janarit, komuniteti ndërkombëtar ka punuar intensivisht me të dy palët për një atmosferë që t’i shërbejë dialogut normal politik”.

“Hetimet e Prokurores së Përgjithshme për ngjarjet e 21 janarit, duhet të jenë në gjithanshme, të thella dhe të besueshme”, tha ambasador Kelli më pas lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vend, ai deklaroi se përparimi i bërë nga Shqipëria dhe populli shqiptar, është mëse i dukshëm gjatë 20 vjetëve të fundit. “Përsa i përket gjendjes së tanishme, - tha ambasador Kelli, - Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë janë shprehur me një zë në mesazhet dërguar qeverisë shqiptare dhe Partisë Socialiste, si dhe popullit shqiptar. Të gjithë duhet t’i përmbahen kushtetutës, të zbatojnë ligjin, të respektojnë institucionet e pavarura dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe plotësisht në procesin zgjedhor”.

n.e/NOA

KOMENTE