English

Sherr me armë në kompleksin “Dinamo”, arrestohet një person

Tiranë, 18 mars, NOA – Një 43-vjeçar është arrestuar dje pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë një tjetër person dje në Tiranë. Personi i arrestuar është Agron Murat Saçi, banues në Tiranë.

Saçi ka kërcënuar dhe qëlluar me armë dy ditë më parë Ermal Shkëlqim Gorën, 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur afër kompleksit sportiv “Dinamo”. Nuk dihet ende motivet e vërteta të incidentit, por pasi janë konfliktuar me fjalë, Saçi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të 32-vjeçarit Gora.

Mësohet se Gora nuk ka marrë plagë serioze për jetën ndodhet jashtë rrezikut.

Pas sinjalizimit për incidentit në afërsi të kompleksit sportiv forcat e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit.

Në bazë dhe të dëshmive të dhëna nga i dëmtuari, dje u bë i mundur arrestimi i Agron Saçit.

a.k.NOA

KOMENTE