English

Super-oferta e City për Pastoren

Palermo, 18 Mars NOA - Është Manchester City, me sa bëhet e ditur, klubi që fshihet pas talentit argjentinas Javier Pastore dhe kjo falë një mega-oferte prej 50 milionë eurosh në drejtim Palermos. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i klubit Maurizio Zamparini. Realisht presidenti e ka ekzagjeruar pak me këtë shifër, por në krahun tjetër sheikët janë të gatshëm të ofrojnë 30 deri në 35 milionë për fantazistin e Palermos. Megjithatë vëmendje dhe Real Madridit, që mund të synojë Pastoren në rast se do të shesë Kaka-në.

r.b/NOA

KOMENTE