Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi mesazh Napolitanos për 150-vjetorin e bashkimit të Italisë
English

Topi mesazh Napolitanos për 150-vjetorin e bashkimit të Italisë

Tiranë, 18 mars 2011, NOA – Presidenti i Republikës Bamir Topi e uroi sot Presidentin Italian Xhorxho Napolitano për 150-vjetorin e bashkimit të Italisë, një ngjarje e shënuar për kombin Italian, por jo vetëm, që daton në marsin e vitit 1861. Presidenti Topi përmes një mesazhi urimi i përcolli homologut të tij Napolitano dhe popullit mik italian, urimet më të ngrohta e miqësore për këtë ditë të shënuar.

“Bashkimi i Italisë në vitin 1861 shënon një ngjarje historike shumë të rëndësishme jo vetëm për Italinë, por edhe për shumë vende të Evropës së asaj kohe. Kjo lëvizje politike dhe shoqërore që u finalizua me bashkimin e shteteve të ndryshme të ndara të Gadishullit Apenin në një vend të vetëm ishte një proces i vështirë dhe me shumë sakrifica. Trashëgimia dhe vetë procesi i këtij bashkimi ka lënë mbresa të thella dhe ka ndikuar edhe në vendet fqinje të Italisë, siç është dhe Shqipëria”, shkruan Kreu i Shtetit në mesazhin e tij.

Zoti Topi nënvizon më tej se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy popujve dhe vendeve fqinje bazohet në lidhjet historike dhe kulturore, për të cilat Presidenti shqiptar shpreh bindjen se do të forcohen edhe më tej në të ardhmen.

“Historia dhe marrëdhëniet tradicionale mes popujve tanë, afërsia gjeografike e kulturore mes tyre, integrimi i plotë e i suksesshëm i emigrantëve shqiptarë në Itali, janë baza të fuqishme për rritjen dhe konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan Presidenti Topi.

Ai vlerëson gjithashtu edhe mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit euroatlantik, si dhe në përfshirjen sa më të shpejtë të vendit në familjen e përbashkët evropiane.

“Së bashku me urimet më të përzemërta, Ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, përmbyllet mesazhi i Presidentit Topi.

mit/NOA

KOMENTE