English

Urgjent/ Vriten në pritë, 2 vëllezër në Shkodër

Shkodër, 18 mars, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrethin e Shkodrës, duke tronditur opinionin publik, pasi dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në një pritë.

Ajo konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së Shkodrës, sipas të cilave, viktimat janë vëllezërit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi, ndërsa vendngjarja mësohet se është fshati Grudë i Shkodrës.

Siç bëhet me dije, autorët e ngjarjes u kanë zënë pritë dy vëllezërve dhe i kanë qëlluar ata ndërsa lëviznin me makinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke u shkaktuar menjëherë vdekjen.

Ndërkaq, të dhënat paraprake konfirmojnë se që të dy viktimat janë vëllezër të

Prel Pjetrushit, i cili ka qenë edhe ish-shefi i Krimeve të Rënda në qytetin verior.

Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë duke mbikëqyrur të gjitha detajet apo dëshmitë rreth saj, për të mundësuar kështu zbulimin e vërtetë të shkaqeve ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE