English

Arrestohet trafikanti i substancave psikotropike

Prishtinë, 19 mars 2011, NOA – Një 36-vjeçar nga Kosova është prangosur nga policia e Kosovës me akuzën e trafikimit të substancave narkotike psikotropike si dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i efektivëve kundër krimit në Kosovë u finalizua me arrestimin dje, të shtetasit kosovar G. Kamberi, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

Korrespondenti i agjencisë NOA raportoi se personi i arrestuar dyshohet për veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike si dhe për mbajtje ne pronësi të paautorizuar të armëve.

Për operacionin e arrestimit të tij policia e Gjilanit kishte marrë autorizim nga Prokuroria e Gjilanit.

Pas arrestimit G. Kamberi u dërgua në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

mit/NOA

KOMENTE