Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
: Berisha dëmtoi shqiptarët me kontrabandën e naftës
English

: Berisha dëmtoi shqiptarët me kontrabandën e naftës

Tiranë, 19 mars, NOA – Partia Socialiste akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha se me kontrabandën e naftës ka dëmtuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë dhënë për mediat, deputeti dhe Sekretari për Ambientin në PS, Besnik Baraj tha se helmet e hedhura në ajër nga nafta virgin kanë shkaktuar sëmundje kancerogjene te qytetarët.

“Pasojat më të rënda dhe më kriminale të kësaj kontrabande nuk janë kostot e saj financiare, por kosto që ajo ka për shëndetin e shqiptarëve. Si pasojë e mosdjegies së plotë të 50 mijë tonëve naftë virgin në vit, çlirohen në ajrin e qyteteve tona shumë komponime aromatike organike, një pjesë e të cilave përmbajnë edhe squfur”, tha sot Bare.

Ai ka theksuar se djegia e këtij lloj karburanti çliron sasi të konsiderueshme të oksidit të squfurit, me pasoja mjaft të rënda për organizmin dhe jetën e gjallë në tokë. “Kanceri dhe sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes janë vetëm disa nga sëmundjet e rrezikshme e vdekjeprurëse që shkakton kjo ndotje. Është faji i Saliu që shqiptarët paguajnë me shëndetin e tyre për milionat që fut në xhep oborri i kusarisë”, tha Baraj.

Sipas tij skandali i fundit me kontrabandën e naftës virgin është një krim shumë dimensional. “Kjo naftë është thjesht një gjysmë produkt, është një benzinë me përmbajtje shumë më të lartë të squfurit se sa standardet e BE dhe me një numër të ulet oktani. Ky gjysmë produkt nuk përdoret në asnjë vend të botës dhe është faji i Saliut që në tregun shqiptar hidhet një helm i tillë”, tha Baraj.

Sipas Baraj, futja direkt në treg e 50 mijë tonëve naftë virgin në vit, një karburant me numër të ulët oktanësh bën që të shkatërrohen automjetet e qytetarëve pasi djegia e këtij karburanti nuk bëhet normale dhe nuk bëhet e plotë.

“Ja pse në Shqipëri, në këto 6 vjet ajri i qyteteve shqiptare është ndotur më shumë se kurrë me helme si dioksidi i squfurit dhe benzeni. 50 mijë tonë naftë virgin të hedhura në treg çdo vit nga kjo kontrabandë, jo vetëm çon në vjedhjen e miliona eurove që shkojnë në xhepat e oborrit të kusarëve, por njëkohësisht shkakton dëmtim të shpejtë të makinave dhe pasoja shumë të rrezikshme për shëndetin e shqiptarëve”, tha Baraj.

a.k./NOA

KOMENTE