English

Buford- qyteti vetëm me një banor

SHBA, 19 Mars NOA- Bëhet fjalë për Buford, një qytet në Wyoming i cili ka një banor të vetëm. Don Sammons, 60 vjeç, është emri i banorit të Buford, njeriut që jeton i vetëm, por që duket se nuk e vuan shumë vetminë. Don, shkon në vendet më të afërta për të furnizuar makinën e tij ose për të blerë gjithçka që i nevojitet.

Njeriu i vetmuar, u zhvendos në këtë qytet gjatë viteve 80 nga Los Anxhelos së bashku me gruan e tij, duke blerë 6 apartamente për t'i shpëtuar zhurmës dhe kaosit të qytetit të zhurmshëm amerikan.

Buford daton në shekullin e 19-të, gjatë ndërtimit të Transcontinental Rail Road, hekurudhës që kalon të gjithë kontinentin amerikan. Në atë kohë ishin rreth 2000 banorë, të gjithë punëtorë të hekurudhave. Por, në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, banorët e mbetur u zhvendosën në qendra më të mëdha. Dhe kur gruaja e Don vdiq 15 vjet më parë, Buford u bë pothuajse një qytet fantazmë.

3 vjet më parë me largimin e birit të Don, tani 26 vjeç, qyteti është bërë zyrtarisht vendi me më pak njerëz në botë. Pikërisht për këtë arsye në sezonin turistik në këtë qytet vinë deri në 1000 vizitorë në ditë për të vizituar disa prej shtëpive të mbetura, duke përfshirë edhe zyrën e vetme postare. "Unë jam mbreti i kështjellës këtu", - thotë Don.

KOMENTE