English

Cruise surprizon Holmes, i dhuron për ditëlindje makinë qepjeje

E shtunë, 19 mars 2011, NOA- Aktori i njohur Tom Cruise këtë herë ka vepruar ndryshe.

E ka surprizuar të shoqen e tij Katie Holmes duke i dhuruar asaj një makinë qepjeje për ditëlindje.

Këtë fakt e ka pohuar vetë aktorja e cila ka thënë se, “Nëna ime është rritur duke bërë perde dhe gjithçka të këtij lloji, ndërsa e shndërroi shtëpinë tonë në një ambient të ngrohtë, kështu që më pëlqen të bëj të njëjtën gjë edhe unë me vajzën time Suri. Bashkëshorti im më bleu një makinë qepjeje për ditëlindje”.

Sipas saj ai e ka bërë këtë dhuratë për ti plotësuar dëshirën Holmes, e cila synon të ruajë traditën e familjes së saj.

Ndërkaq ajo shton se kjo është ndër dhuratat më të bukura që ka marrë në jetë, pasi pasioni për qepjen e kalon çdo vlerë, për më tepër kur kujtimet janë të lidhura me të.

a.y/NOA

KOMENTE