English

Obama: Koalicioni gati të ndërhyjë me urgjencë në Libi

Brazilia, 19 mars 2011, NOA – Nga kryeqyteti i Brazilit, Brazilia, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama deklaroi për mediat se koalicioni ndërkombëtar është gati të veprojë me urgjencë në Libi.

Duke iu referuar vendimit të samitit të Parisit për ndërhyrje ushtarake në Libi në orët e ardhshme, Presidenti amerikan theksoi se samiti i Parisit arriti një konsensus të vërtetë ndërkombëtar për nisjen e aksioneve ushtarake në Libi.

“Koalicioni ndërkombëtar i vendeve anëtare të NATO-s i rimbledhur sot në Paris arriti një konsensus të madh mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së popullit libian dhe është gati të veprojë me urgjencë”, theksoi presidenti amerikan Barack Obama.

Presidenti amerikan Barack Obama e bëri këtë deklaratë të fuqishme dhe mbështetëse për vendimin e Parisit, në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia në krye të udhëtimit të tij në Amerikën latine.

Ndërkohë burime nga Parisi bëjnë të ditur se tani për tani në ndërhyrjen ushtarake në Libi do të përfshihen pesë avionë luftarakë francezë, dy Rafales, dy Mirages e një Awacs.

mit/NOA

KOMENTE