English

Pasqyra e Shtypit, 19 Mars 2011

Tiranë, 19 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin sërish mbi gjithçka ndodhi dje në familjen Pjetrushi, ku dy vëllezër mbetën të vrarë. Më tej, tregojnë sesi i kërkuari Admir Tafili, u kap nga policia dhe ka pranuar krimin e rëndë, për hakmarrje.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Drejtësia e mohuar, na shtyn në vetëgjyqësi”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete krimin e fundit të ndodhur ndaj familjes Pjetrushi, ku dy persona të saj mbetën të vrarë ditën e djeshme.

“Rrëfimi i Admir Tafilit në prokurori: Mora hak, vëllai im po kryen burg për një krim që nuk e ka bërë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, në vijim të këtij argumenti.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Hipotekë për apartamentet që nuk kanë leje shfrytëzimi”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Kapet autori/ Ekzekutohen vëllezërit e ish-shefit të Krimeve”, i cili flet për kapjen e të shumëkërkuarit nga policia, Admir Tafili, mbi krimin e ndodhur dje në Shkodër.

“Ervini kapet mat me një bionde, censurohet videoja e seksit mes Nedës dhe Ogrenit në Big Brother”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Vëllai i droguar, vret nënën dhe motrën - arrestohet”; “E liroi Gjykata e Apelit, arratiset bosi turk i heroinës” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Hakmarrja në Shkodër – Vret dy vëllezër, RENEA arreston Admir Tafilin”, i cili citon të gjitha detajet nga ngjarja e djeshme, ku mbetën të vrarë vëllezërit e ish-shefit të Krimeve në Shkodër.

“Vëllezërit: Ja pse i vramë nënën dhe motrën” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një tjetër krimi të ndodhur dje në një familje të Elbasanit.

Kurse “BE dhe OSBE, dy misione politike brenda javës në Tiranë” flet për ngërçin politik.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Gafa në vendimin e Apelit, për bosin turk të drogës”, i cili tregon sesi gjykata gaboi në lirimin e turkut që akuzohet për trafik heroine, Gjermania gati notë proteste.

“I superkërkuari, ekzekuton dy vëllezër” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Dy vëllezër eliminojnë femrat e familjes”, “Ambasadori i SHBA në OSBE: 8 Maji, çelësi i zgjidhjes së ngërçit politik” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Rama kundër SHBA, sulmon dhe KQZ”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të kryesocialistit kundër KQZ-së, në një kohë kur vetë SHBA është shprehur pro punës së këtij institucioni.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Viktor Tusha: Rama e humbi shansin për reformimin e së majtës”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Cilat janë 10 sëmundjet më misterioze”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 19 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE