Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama e shndërroi Tiranën në kryeqytetin më të ndotur të Europës
English

PD: Rama e shndërroi Tiranën në kryeqytetin më të ndotur të Europës

Tiranë, 19 mars 2011, NOA – Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj iu përgjigj akuzave të shefit të opozitës për skandalin e kontrabandës së naftës virxhin, duke e akuzuar kryesocialistin Edi Rama se është i dëshpëruar për humbjen e parave që përfitonte nga kjo kontrabandë.

“Kreu i bllokmenëve të rinj sërish shprehu dëshpërimin e tij për goditjen e kontrabandës së naftës Virgine, të cilën qeveria e tij e shiti për 8 vite rresht, firmave me paratë e të cilave, paguan protestat por edhe mediat që vetë ai kontrollon”, akuzoi zëdhënësja e PD-së.

Ai e cilësoi tejet të paskrupullt dhe cinik dëshpërimin e Kryetarit të Partisë Socialiste për ruajtjen e shëndetit të shqiptarëve, duke nënvizuar se ai që ndoti Tiranën vetë jeton në ajër të pastër.

“Sot kreu i bllokmenëve të rinj që vetë banon në Pezë, larg ndotjes së tmerrshme që ka krijuar në Tiranë, derdhi lot krokodili për shëndetin e kryeqytetasve, pasi ka shndërruar këtë qytet sipas Agjensisë Evropiane të Mjedisit, në qytetin me ndotje më të lartë në Evropë, ndotje që po sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me sëmundjet e rënda që shkakton, ka shkurtuar jetën e banorëve të qytetit me rreth 2 vjet”, nënvizoi zonja Mustafaraj.

Duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 8 majit, tha se “PD, deklaron se 8 maji është dita për t’i dhënë përgjigjen e merituar zotit Rama, njeriut që ngriti me lejet e ndërtimit në Tiranë, monumentin më grotesk të korrupsionit, dhe shpalli kryeqytetin shqiptar si qytetin me ndotjen më të lartë në Evropë”.

mit/NOA

KOMENTE