English

Pranga 8 zyrtarëve shtetërorë, akuzohen për korrupsion

E shtunë, 19 mars 2011, NOA- Një bum arrestimesh ka ndodhur pak minuta më parë ku tetë zyrtarë shtetërorë kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për korrupsion.

Këto arrestime kanë ndodhur pas hetimeve të vazhdueshme nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe të Durrësit nga anti-krimi ekonomik.

Ndërkaq saktësohet se ndalimet janë bërë pas një procesi të gjatë vëzhgimi, dhe ky proces është përmbyllur në momentin kur të gjitha pistat kanë qenë kundër këtyre zyrtarëve.

Nga të dhënat paraprake nuk bëhen ende të ditur emrat e të arrestuarve, ndërkohë që pak më vonë pritet të bëhet edhe një deklaratë nga ana e policisë për të saktësuar edhe identitet dhe shkaqet që çuan në këto prangosje.

a.y/NOA

KOMENTE