Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkon në 9 numri i të prangosurve për korrupsion, emrat
English

Shkon në 9 numri i të prangosurve për korrupsion, emrat

Tiranë, 19 Mars 2011 NOA - Shkon në 9 numri i të prangosurve për korrupsion, në një operacion që përfundoi para pak minutash dhe u udhëhoq nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit.

Operacioni policor u krye në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore “Task Forcë” kundër Korrupsionit dhe Krimit Financiar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas rreth një vit hetimi, duke u finalizuar me arrestimin e shtetasve:

1. Paro Destan Laçi, vjeç 42, banues në Tiranë, me detyrë President i ekipit të futbollit të Rubikut

2. Edmond Gjergj Temali vjeç 42 banues në Shkodër

3. Agron Gjon Arusha, vjeç 36 banues në Velipojë Shkodër

4. Bledar Bashkim Kume, vjeç 25 , banues në Laç, Kurbin,

5. Kozma Lazri Kule, vjeç 52 banues në Berat.

6. Shkëlqim Jashar Balliu, vjeç 45, banues në Berat, gjyqtar sportiv.

7. Endri Ali Dimo, vjeç 20, nga Elbasani

8. Altin Mehmet Xhura, vjeç 34, nga Dibra, me aktivitet privat në fushën e tregtimit të gomave të automjeteve

9. Agron Faik Laçi, vjeç 34, banues në Tiranë.

Laura Totraku, drejtore për mediat në Policinë e Shtetit, i tha agjencisë NOA se arrestimi i të nëntëve u bë pasi Paro Laçi, në bashkëpunim me persona të tjerë, u kap në flagrancë, pasi kishte marrë një shumë prej 40 mijë euro në këmbim të premtimeve për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, për dhënien e një licence minerare në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu Paro Laçi në bashkëpunim me personat e sipërpërmendur kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, me qëllim ndërmjetësimin në dhënien e pafajësisë për një të dënuar për vrasje nga gjykata e shkallës së parë Shkodër.

Po ashtu të arrestuarit e lartpërmendur, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë trukuar ndeshje futbolli, duke paracaktuar rezultatet e garave sportive, duke dhënë shuma parash.

“Këta shtetas akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike të parashikuar nga neni 245/1 dhe veprën penale të paracaktimit të rezultateve në garat sportive parashikuar nga neni 197/a i kodit Penal”, - tha Totraku.

e.r/NOA

LEXONI GJITHASHTU: Arrestohet Paro Laçi, ish-presidenti i Partizanit

KOMENTE