Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Televizioni shtetëror: Hebreu Sarkozi, kryqëzatë në Libi
English

Televizioni shtetëror: Hebreu Sarkozi, kryqëzatë në Libi

Libi, 19 mars, NOA - Televizioni shtetëror i Libisë, në edicionin special pas sulmeve të para të avionëve francez e ka cilësuar sulmin si një padrejtësi.

“Kjo është kryqëzata e hebreut Sarkozi ndaj popullit të Libisë”, thuhet në komentin e televizionit për sulmet.

Disa minuta më parë avionët gjuajtës F-16 të Francës kanë nisur ofensivën e parë ndaj trupave të Gedafit.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes Franceze, deri tani janë shkatërruar të paktën 4 tanke të trupave shtetërore ushtarake.

Ndërkohë që objektivat janë të vështirë për tu lokaliziaur, pasi bëhet fjalë për qendra të banuara.

Por nga ana tjetër, edhe kundërajrorët e Libisë janë përgjigjur me zjarr. Sipas medieve ndërkombëtare sulmi mendohet se ka nisur në orën 18:00.

Mediat ndërkombëtare raportuan mbrëmjen e sotme se një aeroplan francez ka goditur një automjet të forcave libiane, duke shënuar sulmin e parë të fushatës ajrore mbi Libi. Zëdhënësi i Ministrisë franceze të Mbrojtjes, Tijeri Berkhard, tha se sulmi është kryer rreth orës 17:45, por nuk dha detaje se për çfarë automjeti bëhet fjalë. Avionët ushtarakë të Francës kanë nisur pasdite fluturimet mbi Libi. Në takimin urgjent të përfaqësuesve ndërkombëtarë është dakorduar për masa të menjëhershme ushtarake me qëllim mbrojtjen e civilëve libianë.

a.k.NOA

KOMENTE