Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Tundimet e një nate me hënë”
English

“Tundimet e një nate me hënë”

Tiranë, 19 mars, NOA - “Tundimet e një nate me hënë” është romani i parë i poetes dhe tregimtares Eva Gavani. Romani është i veçantë për nga tematika e zgjedhur, e cila e zbërthyer përmes personazheve aktivë e situatave të befta, e bën atë mjaft tërheqës.

Qerthulli në të cilën vërtitet kjo vepër është marrëdhënia mes Ilirit, një avokat i mirënjohur e një familjar i rregullt dhe Anit asistentes së tij. Ndjenja të fuqishme që shpesh ata nuk duan t’u vënë emra, i përshkojnë të dy. Por, sa janë të gatshëm të sakrifikojnë në emër të tyre? Kjo mbetet për t’u kuptuar nga lexuesit që do ta kenë në dorë këtë roman.

Kompozicioni i romanit është shumëplanësh: problemet familjare, problemet e trafikimit, problemet e korrupsionit në fushën e drejtësisë e të shëndetësisë. Të gjitha këto janë probleme që na prekin çdo ditë, dhe autorja i sjell nëpërmjet përjetimeve të personazheve të saj. Gjuha e zgjedhur me kujdes, rrjedhshmëria e dialogëve, intensiteti i ngjarjeve, vendndodhjet e ndryshme të tyre, nxisin përfytyrimin për krijimin e një panorame të qartë “nën dritën e hënës”.

Duket se nuk është i rastësishëm figuracioni mbi hënën. Autorja e ka përdorur këtë element jo vetëm për të tunduar dashuritë rozë të disa personazheve, por edhe për të hedhur paksa dritë mbi errësirën që vendoset në luftën e njeriut të ndershëm, për të mbijetuar në një shoqëri ku tundimi për pasuri është i madh.

Të gjitha këto Gavani, duke pasur një përvojë të gjatë poetike, i ka zgjidhur me një gjuhë artistike e mjeshtëri figurative.

Në roman ka personazhe mbresëlënëse që autorja ka preferuar t’i lërë pa emër, e duket se këtë e ka bërë enkas për ta bërë personazhin akoma më të dashur e më të prekshëm nga lexuesi.

Autorja me “Tundimet e një nate me hënë”, i bën sfidë asaj superklase shoqërore, që me pushtetin e çdo lloj mjeti tjetër, përpiqet të trajtojë si marioneta ata njerëz që janë të pafuqishëm e nuk ndajnë të njëjtat vlera me ta.

“Tundimet e një nate me hënë” është vjen për nga shtëpia botuese “Toena”.

Skeda e librit

Autori: Eva Gavani

Titulli: Tundimet e një nate me hënë

Lloji: roman

Formati: 13x20 cm

Faqe: 256

ISBN 978-99943-1-440-9

Çmimi: 800 lekë

Shtëpia botuese: “Toena”

Botime të tjera të autores:

- Kam mall, poezi & tregime, 1998

- Jam Eva, poezi, 1999

- Të lëmë një emër, poezi, 2000

- Një orë nën qiri, tregime, 2002

- Brenda brengës, poezi, 2004

- (F)shihemi në ëndërr, poezi, 2007

- Amina, tregime, 2008

NOA

KOMENTE