English

Arrestohet 34-vjeçari, rezultonte të ishte person në kërkim

Pogradec, 21 mars, NOA – Forcat e policisë së Pogradecit kanë arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin Genci Hoxha, pasi ai rezultonte të ishte person në kërkim prej tyre.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, banuesi i fshatit Leshnicë në Pogradec, rezulton të jetë i dënuar me 3 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Mësohet se gjykata e Pogradecit ia ka caktuar këtë vendim që para dy vitesh.

Materialet për këtë rast i kaluan prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE