English

Banka Botërore: 235 miliardë dollarë, që të rindërtohet Japonia

Nju Jork, 21 mars, NOA – Që Japonia të rindërtohet nga e para dhe të bëhet ashtu siç ishte pas goditjeve shkatërrimtare që mori nga tërmeti dhe tsunami i së premtes së kaluar, i duhen të paktën 235 miliardë dollarë.

Kjo është shifra që ka komunikuar Banka Botërore, sipas të cilës, nevojitet gjithashtu edhe një periudhë kohore prej pesë vitesh, që të mund të bëhen riparimet e nevojshme të zonave të shkatërruara.

Ky institucion i rëndësishëm ndërkombëtar financiar, i ka cilësuar me dëme të paprecedentë në ndërtimtari dhe infrastrukturë, ato që i ndodhën Japonisë nga tërmeti shkatërrues.

n.e/NOA

KOMENTE