Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baraj: Berisha autori i të gjitha manipulimeve
English

Baraj: Berisha autori i të gjitha manipulimeve

Tiranë, 21 mars 2011, NOA – Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë protestuar sot për shkeljen e ligjit për listat e zgjedhësve. Gjatë protestës deputeti i PS-së Besnik Baraj deklaroi se prej 20 vitesh Shqipëria vuan të njëjtin problem me listat e zgjedhësve. Baraj akuzoi kryeministrin Berisha se është pikërisht ai që sa herë ka qenë në pushtet ka krijuar e krijon probleme me zgjedhjet, guri themelor i vendosjes së demokracisë në vendet e BE-së.

Duke iu referuar manipulimeve në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 dhe atyre të vitit 2009, deputeti Baraj e cilësoi kryeministrin Berisha si autorin e të gjithë manipulimeve.

“Sali Berisha është autor i të gjithë manipulimeve. Është ky person, i cili pengoi të ketë transparencë në materialet zgjedhore të zgjedhjeve të 2009 dhe po ky njeri sot nuk është transparent dhe kërkon që të manipulojë listat e zgjedhësve në Tiranë dhe më gjerë, sepse populli nuk e voton më”, theksoi deputeti socialist.

Baraj tha ndërkaq se “Ne e denoncojmë këtë manipulim që kërkon të bëjë Sali Berisha, pasi është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga krimet financiare dhe krimet që ka kryer në Shqipëri veçanërisht në 21 janar dhe ngjarjen tragjike të Gërdecit”.

Sipas tij në zgjedhjet lokale të 8 majit populli do të çohet i tëri për të votuar në mënyrë demonstrative për t’i treguar vendin kryeministrit Berisha dhe oborrit të tij, me qëllimin e vetëm që të marrë fund tranzicioni i dhimbshëm dhe tragjik në Shqipëri.

mit/NOA

KOMENTE