English

“Fast-food”, zbulon kontrabandën, 1 prangoset, ndiqet doganieri

Tiranë, 21 mars 2011, NOA – Operacioni policor “Fast-food-i” është finalizuar sot me arrestimin e 36-vjeçarit Aurel Maliq Isa nga Korça dhe me ndjekjen penale në gjendje të lirë të një doganieri të pikës kufitare të Kapshticës. Blutë e kundër krimit ekonomik në Tiranë e kanë prangosur Aurel Isën dje rreth orës 05.00, në sheshin “Avni Rustemi”, në Tiranë, pasi ai kishte ngarkuar në automjetin furgon tip “Benz Sprinter”, me targa KO 4398 B, një sërë ushqimesh fast-food-i.

Sipas hetimeve të deritanishme rezultoi se Aurel Isa nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës ka futur kontrabandë në vendin tonë automjetin së bashku me mallin, pa patur dokumentacionin përkatës shoqërues.

Në lidhje me këtë hetim do të ndiqet penalisht për konsumim të veprës penale të kontrabandës nga punonjës të Doganës edhe shtetasi Sokol Valter Kamenica, 25 vjeç, me detyrë Doganier i Kontrollit Fizik, banues në Korçë.

Sokol Kamenica dyshohet se ka kryer veprimet doganore me automjetin me

targa KO 4398 B, dhe më pas ka bërë kalimin e mallrave edhe të automjetit kontrabandë, pa dokumentacionin shoqërues.

Policia sekuestroi sakaq furgonin e tipit Sprinter me targa KO 4398 B, si dhe mallra të tilla si sallate Ruse 30 kuti me nga 3 kg secila; 90 kg majonez të ndarë në 100 kuti me nga 5 kg secila, 500 kg Keçap, 176 kuti me nga 4 kg secila, 704 kg mustard 60 kuti me nga 4.5 kg secila, 270 kg.

mit/NOA

KOMENTE