Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto niset drejt Mynihut, për forumin “Dita ekonomike e Shqipërisë”
English

Haxhinasto niset drejt Mynihut, për forumin “Dita ekonomike e Shqipërisë”

Tiranë, 21 mars 2011, NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto është nisur sot drejt Mynihut ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Shqipërinë, me temë “Dita ekonomike e Shqipërisë”.

Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime dypalëshe me përfaqësues të Qeverisë së Landit të Bavarisë, me Presidenten e Parlamentit të Shtetit të Bavarisë, Barbara Stamm, me Ministren e Qeverisë së Bavarisë për marrëdhëniet në nivel Federal dhe çështjet evropiane, Emilia Müller.

Haxhinasto do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të biznesit elitar bavarez, si Presidentin e Fondacionit Hanns-Seidel, Hans Zehetmair, Drejtorin e Institutit të gjuhëve indo-evropiane dhe albanologjike në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut, Prof. Dr. Olav Hackstein, me drejtues të kompanisë BMW, me përfaqësues të biznesit e drejtues të Shoqatës Ekonomike Gjermani-Shqipëri.

Forumi organizohet nga Dhomat e Industrisë dhe Tregtisë së Mynihut dhe Bavarisë së Sipërme (DIHA) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

Ky forum realizohet me nismën e Shoqatës Ekonomike Gjermani-Shqipëri (DAW), me mbështetjen e ambasadave të dy vendeve.

mit/NOA

KOMENTE