Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli: Bashkëpunim i ngushtë me Shqipërinë
English

Pacolli: Bashkëpunim i ngushtë me Shqipërinë

Tiranë, 21 mars, NOA – Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha sot në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin Bamir Topi se bisedimet me Serbinë nuk do të diskutojnë asnjë herë statusin e Kosovës.

Ai vlerësoi faktin se vizitën e parë si president e bëri në “shtetin amë dhe shtetin vëlla”. Nga ana tjetër Pacolli u shpreh se është nevoja për të pasur sa më shumë kontakte mes dy vendeve dhe për përcaktimin e një axhende të përbashkët punimesh.

“Sot me Presidentin e Topi biseduam për intensifikimin e kontakteve dhe vendosur që së paku dy herë të takohemi në nivel presidentësh, në nivel kryeministrash dhe në nivel deputetësh”, tha ai.

Pacolli u shpreh se duke bashkëpunuar do të jemi me të fortë, ndërsa theksoi se duhet të nis bashkëpunimi ekonomik për të krijuar deri edhe një treg të përbashkët.

“Kosova nuk mund të ketë mbi 65 për qind të kufijve të saj të blinduar. Kosova ka nevojë për biseda. Kur u larguan nga Kosova, ata morën paratë tona, pensionet tona të ardhurat tona, ndaj bisedimet janë të nevojshme. Është e mbrapsht ideja që të mos bisedojmë. Kemi shumë gjëra për të biseduar. Ju garantojmë juve president, asnjë herë nuk do të bisedohet për statutin tonë”, tha sot Pacolli.

a.k/NOA

KOMENTE