English

Presidenti Pacolli, mbërrin sot në Shqipëri

Tiranë, 21 mars, NOA - Presidenti kosovar, Bexhet Pacolli, mbërrin sot në Shqipëri, në kuadrin e një vizite zyrtare.

Lajmi bëhet me dije nga burime të presidencës kosovare, sipas të cilave, në vizitën e tij në Tiranë, presidenti Pacolli pritet të takohet me kryeministrin e vendit Sali Berisha, dhe me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ndërkaq, parashikohet që ai të mbajë edhe një fjalim përshëndetës në parlamentin shqiptar.

Por ai gjithashtu do takohet edhe me krerë të partive politike në vend.

Gjendja politike në Kosovë, si edhe ajo e njohjeve të pavarësisë së saj, pa harruar as bashkëpunimin dhe forcimin e raporteve mes dy vendeve tona, pritet që të jenë temat kryesore të diskutimit mes palëve.

n.e/NOA

KOMENTE