Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS padi për Lulzim Bashën, Balla: Urdhëruesi i masakrës së 21 janarit
English

PS padi për Lulzim Bashën, Balla: Urdhëruesi i masakrës së 21 janarit

Tiranë, 21 mars 2011, NOA – Në krye të dy muajve nga vrasja e katër demonstruesve në demonstratën e opozitës në 21 janar, Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla depozitoi sot pranë Prokurorisë së Tiranës një kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës, ku PS e padit ministrin e Brendshëm si urdhëruesin e vrasjes së demonstruesve. Në një prononcim për mediat deputeti socialist deklaroi se “Sot dy muaj nga masakra e 21 janari, në emër të Grupit Parlamentar të PSSH-së, depozitova kallëzimin penal në ngarkim të shtetasit Lulzim Xhelal Basha, me detyrë Ministër i Brendshëm, si urdhëruesi kryesor i masakrës së 21 janarit”.

Sipas Ballës pjesë e kallëzimit penal janë edhe dy drejtuesit e Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë ngjarje, Hysni Burgaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Sajmir Muçaj, Drejtori i Policisë së Tiranës.

Deputeti socialist theksoi se në kallëzim Grupi Parlamentar i PS-së i ka dhënë prokurorisë prova dhe dokumente që vërtetojnë fajësinë e tre shtetasve të akuzuar për masakrën e 21 janarit.

Balla bëri me dije se u zgjodh pikërisht 21 marsi kur u mbushën plot dy muaj nga vrasja e katër demonstruesve në 21 janar për paditjen e ministrit të Brendshëm dhe dy drejtuesve të policisë.

Balla nuk dha detaje të dosjes së dorëzuar, duke e argumentuar këtë me ruajtjen e sekretit hetimor.

“Në dosjen bashkangjitur e përsëris ka dokumentacion që vërteton fajësinë e tyre. Kjo dosje nuk do të bëhet publike nga ana jonë, për hir të seriozitetit të forcës sonë politike, por edhe në respekt të institucionit të Prokurorisë dhe të hetimit të plotë të kësaj ngjarje”, përfundoi prononcimin e tij deputeti Taulant Balla.

Në 21 janar u vranë me armë nga garda e Republikës katër demonstrues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.

Katër demonstruesit u qëlluan ndërsa ishin jashtë rrethimit të selisë së kryeministrisë, andaj prokuroria i ka akuzuar gardistët që qëlluan, për shkelje të ligjit për mbrojtjen e institucioneve.

Ndërkohë hetimi për 21 janarin vazhdon në të gjitha pistat e tij.

mit/NOA

KOMENTE