Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Retorikat e pavlera
English

Retorikat e pavlera

“Dënojmë bllokadën që PS i ka bërë Parlamentit në dy vite. Ftojmë të moderuarit e PS të punojnë me qeverinë për integrimin”

Nga Roderich Kiesewetter

I Dërguarit i Bundestagut gjerman në Tiranë

Unë jam vërtet shumë i kënaqur për pritjen tuaj dhe për faktin që brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore ndodhem këtu për të tretën herë. Ky është një tregues i faktit që ne qëndrojmë në mbështetje të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe këtë e theksojmë edhe njëherë më fort. Ndodhemi këtu në kuadër të kësaj vizite zyrtare, unë dhe zoti Falenski, për të parë dhe për të ndjekur më nga afër progresin që ka bërë Shqipëria në periudhën që prej vizitës sonë të fundit këtu, si dhe prej momentit të paraqitjes dhe publikimit të Progres-Raportit të Komisionit Europian. Para pak minutash kemi patur një bisedë mjaft të mirë, të suksesshme me zonjën Kryetare të Kuvendit të Shqipërisë, zonjë Topalli, si dhe me kryetaren e Komisionit të Integrimit Europian, zonjën Meksi. Do të zhvillojmë edhe dy biseda të tjera të rëndësishme me zonjën Ministre të Integrimit Europian, Bregu dhe me zotin Basha.

Duke qenë deputet përfaqësues i koalicionit CDU/SDU në Gjermani unë do të shprehja edhe interesin tim politik në lidhje me faktin që Shqipëria të bëjë sa më shumë përparim në rrugën drejt integrimit europian. Në këtë kontekst do të ishin të nevojshme përpjekjet e të gjitha palëve, qofshin këto politike, pra të majta ose të djathta, por unë do të doja t’u drejtohesha para së gjithash qytetarëve, të rinjve dhe të rejave të këtij vendi, të gjithë qytetarëve të këtij vendi të bukur që mund të kontribuojnë në mënyrë aktive për të arritur progres në rrugën drejt integrimit europian.

Ajo çka për ne në këtë kontekst do të ishte mjaft e rëndësishme janë dy pika kryesore: lufta kundër korrupsionit dhe krijimi, apo ndërtimi i strukturave të suksesshme të shtetit ligjor. Ne shprehim mbështetjen tonë për Qeverinë në përpjekjet e veta, për të plotësuar në mënyrë të sukseshme kushtet integrimin europian. Pra, edhe njëherë mbështesim shprehimisht përpjekjet për plotësimin e kushteve për integrim në Bashkimin Europian. Vendi im, Gjermania, mundi të kapërcente vështirësitë pas luftës së ftohtë pikërisht duke patur një bashkëpunim të suksesshëm dhe krah për krah qeverisë, opozitës dhe popullit. Ndaj, kërkesa jonë do të ishte drejtuar opozitës dhe qeverisë për të kërkuar dialogun midis tyre. Gjithashtu do t’i drejtoheshim edhe forcave të moderuara të Partisë Socialiste për të bërë të mundur që të gjejnë, për të liruar rrugën e bashkëpunimit me qeverinë.

Me lejoni që si parlamentar, si deputet i Gjermanisë të shpreh gjykimin dhe mendimin tim në lidhje me bllokadën politike që i ndodh Parlamentit vendit tuaj prej pothuaj dy vitesh. Pikërisht në këtë mënyrë bllokohet miratimi i ligjeve të rëndësishme, bllokohet realizimi i kushteve të rëndësishme të cilat do të ishin të domosdoshme në përmbushjen e tyre për përafrimin dhe për rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ne e dimë tanimë që Qeveria, shoqëria shqiptare duan në mënyrë të domosdoshme integrimin në Bashkimin Europian, ndaj është mjaft e rëndësishme për ne, që edhe opozita të jepte shenjat e veta në këtë drejtim, pikërisht për të arritur këtë qëllim final që është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Unë e them shumë hapur dhe në mënyrë krejtësisht transparente dhe të ndershme: Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Europian. Ne duhet që ta mundësojmë këtë. Por, nga ana tjetër kemi Bashkimin Europian, i cili do të masë me shumë saktësi hapat që do të bëjë Shqipëria për të ecur përpara në këtë rrugë. Mendoj, jam i bindur që me përpjekje të përbashkëta do të mund t’ia dalim mbanë me sukses.

Si parlamentar, si përfaqësues i koalicionit CDU/CSU unë do u drejtoja një thirrje të gjitha partive politike të këtij vendi, për të bashkëpunuar për të arritur këtë qëllim. Unë e them edhe njëherë mjaft qartë se konsensusi, përputhshmëria, gjetja e një gjuhe të përbashkët në këtë rrugë nuk është shenjë dështimi apo mposhtjeje, por është një shenjë fitoreje. Në mbyllje, do të doja të thoja në mënyrë krejtësisht të qartë që ngjarjet e 21 janarit duhet të sqarohen dhe mbi to duhet të hidhet dritë në mënyrë mjaft të kujdesshme dhe të qartë. Këtu element i domosdoshëm janë hetimet e kujdesshme dhe të pavarura, por sigurisht edhe një analizë e pastër e asaj çka u parapriu këtyre ngjarjeve dhe informimi i publikut në lidhje me këtë. Kjo do të ishte mjaft e rëndësishme për elementin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe për kredibilitetin e tij në vend.

Ju falënderoj për vëmendjen tuaj. Edhe njëherë do të doja të theksoja rëndësinë që ka heqja dorë nga retorikat e mprehta dhe të ashpra dhe gjetja e mundësisë së një konsensusi dhe dialogu pozitiv. Kuptohet përveç këtyre edhe optimizmi dhe të mirëkuptuarit e ndërsjelltë dhe demokratik të kësaj shoqërie. Unë jam ngarkuar këto ditë nga fraksioni im parlamentar për të ndjekur nga afër këtë proces. Për këtë qëllim do të ndodhem edhe në një vizitë të ardhshme në shtator në Shqipëri.

KOMENTE