English

Urgjent - Arrestohen për mitmarrje disa policë bashkiakë të Tiranës

Tiranë, 21 Mars 2011 NOA – Operacion policor në Tiranë, vetëm para pak çastesh është kryer arrestimi i tre punonjësve të Policisë Bashkiake të Tiranës.

Lajmin e konfirmojnë për agjencinë NOA, burime nga policia e kryeqytetit.

Ata thanë se arrestimi i tre policëve bashkiakë është bërë në akuzën e mitmarrjes, kryer në bashkëpunim dhe shpërdorim të detyrës.

Ende nuk konfirmohen emrat e të ndaluarve pasi operacioni po synon edhe arrestime të tjera, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

e.t/NOA

KOMENTE