English

Urgjent – PD del me deklaratë për Lulzim Bashën

Tiranë, 21 mars 2011 NOA - Partia Demokratike sapo ka dalë me një deklaratë urgjente që tha se e nxjerr si reagim për padinë që ka bërë sot Partia Socialiste për kandidatin e pritshëm të mazhorancës për kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

“PD e konsideron denoncimin qe beri sot Partia Socialiste ne Prokurori ndaj z.Lulzim Basha, si një vijim te politikes se vjetër te krijimit dhe ushqimit te konfliktit dhe përdorimit te viktimave njerëzore per marketing dhe fushatë”, - thuhet në deklaratë.

“Vazhdimi i kursit te vjetër te konfliktit dhe përplasjes është ne fakt e vetmja alternative qe Edi Rama ofron ne prag te zgjedhjeve lokale te 8 majit”, - vijon qëndrimi i PD.

Kurse vlerëson se “përplasjet politike i kanë lodhur tashme qytetaret dhe ato nuk shtojnë asgjë ne mirëqenien e tyre”.

Në këtë pikë PD vlerëson se “kjo fryme e vjetër e urrejtjes, nuk sjell asgje te re ne ato qe kërkojnë shqiptaret, nuk shton hapësirat publike, nuk shton parqet, nuk shton vendet e reja te punes, nuk shton oksigjen ne kete ambient te ndotur, nuk shton gjelbërim mbi beton, dhe nuk përmirëson asgjë ne cilesine e jetes se shqiptareve”.

Kurse në përfundim të deklaratës, PD thotë: “Per fat te keq, me vazhdimin e kesaj politike, Edi Rama nuk e fsheh dot ankthin qe ka përpara zgjedhjeve lokale, ne mungese te plote te bilanceve dhe alternativave qe ai u ka premtuar qytetareve”.

e.t/NOA

KOMENTE