English

Zbulohet skandal financiar me eurodeputetë nga Rumania dhe Sllovenia

Bukuresht, 21 mars 2011 - Nënkryetari i Grupit Socialist në Parlamentin Europian Adrian Severin, akuzohet se është përfshirë në një skandal korrupsioni. Ai dyshohet të ketë rënë dakord për të ofruar shërbime në këmbim të një shume të konsiderueshme të hollash për gazetarët e “The Sunday Times”.

Në shkrimin e bazuar ne fakte, që është publikuar nga kjo media prestigjioze britanike, gazetarët i kanë kërkuar disa deputetëve të paraqesin disa ndryshime në këmbim të një shume prej 100 mijë eurove, të cilët ai i ka pranuar. Dy eurodeputetët e tjerë që janë përfshirë në këtë skandal korrupsioni, janë ish-ministri i Jashtëm Slloven Zoran Thaler dhe ish-ministri i Brendshëm austriak Ernst Strasser, raporton ABC News duke cituar mediat e huaja.

Këta dy të fundit menjëherë pas publikimit të skandalit kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa nuk ka ndodhur e njëjta gjë me eurodeputetin rumun Severin.

Ai ka hequr dorë vetëm nga pozita e zëvendës-presidentit të Partisë Social Demokrate në Rumani deri sa situata e tij te sqarohet, por jo nga posti i eurodeputetit.

Por nga ana tjetër Zëvendës-kryetar i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Svoboda, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që Severin të japë dorëheqjen nga Parlamenti Evropian, duke theksuar se çdo rast korrupsioni "tërësisht i papranueshëm”. Duke iu rikthyer këtij skandalit nga gazeta sqarohet se fillimisht Severin ka dërguar një e-mail për te ashtu-quajturit lobues, duke thënë se " Kështu ju e dini, amendamenti që dëshironi është dorëzuar me kohë."

Menjëherë pas kësaj, ai gjithashtu dërgoi një faturë 12.000 euro për te ashtuquajturin "shërbimet e këshillimit." Por pas publikimit te fakteve, vete eurodeputeti rumun Severin mohoi se kishte paraqitur nje amendament te tille, duke thënë se ai nuk kishte bere asgjë të keqe ndërsa i kërkoi presidentit të Parlamentit Evropian të marrë masa kundër gazetarëve e “The Sunday Times”. "Më është ofruar një kontratë si anëtar në bordin e ekspertëve ndërkombëtarë të kësaj kompanie, Tyler Jones, e cila doli të jetë një firmë të rreme," tha euro-parlamentari për Newswire Mediafax. Ai shtoi se kontrata përcaktonte se ai duhet të ofrojë konsulencë në lidhje me procedurat evropiane, kështu që, bazuar në mendimet dhe këshillat e dhëna, kompania mund të krijojë një politikë. "Kjo është një kontratë ligjore. Ne kemi të drejtë të jemi anëtarë në 'bordet këshilluese ' këto kane të drejtë të funksionojë si konsulentë politik, me obligim vetëm të mos zbulojë informacionin konfidencial”, - tha Severin.

KOMENTE