English

Basha: Krenar që jam pjesë e PD

Tiranë, 22 mars, NOA – Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka qenë politikani i parë që ka marrë fjalën në festën e FRPD-së për 19-vjetorin e fitores së Partisë Demokratike. Basha ka theksuar se në zgjedhjet e 19 viteve më parë ka qenë një prej atyre që ëndërronte për një Shqipëri më të mirë, ndërsa sot, shtoi ai, jam krenar që i përkas Partisë Demokratike.

Duke ndarë me të rinjtë emocionet e 19-viteve më parë, Basha u shpreh se “aty lindi natyrshëm një betim i hershëm; përkushtimi për të çuar përpara këtë vepër që PD-ja ka nisur në 22 mars. Jam krenar që jam pjesë e kësaj force politike që transformoi Shqipërinë”, tha sot sot Basha.

Ministri i Brendshëm u ndal në fjalën e tij dhe në rrugën që ka bërë vendi gjatë 19-viteve.

Ai u shpreh se sot Shqipëria është një vend i sigurt dhe pjesë e aleancës më të rëndësishme në botë. Basha shtoi se sot qytetarët lëvizin të lirë, hyrjes në zonën Shengen.

Në festën e 19-vjetorit të fitores së PD-së, pritet të flas dhe kryeministri Sali Berisha. Ne nuk e humbëm kurrë kurajën sepse luftuam si njerëz të lirë për një kauzë të derë. Në duam që fëmijët tanë të jenë të lirë.

“Sot pas 19 vitesh, Shqipëria e ka zëvendësuar skamjen me progresin, pasigurinë me anëtarësimin në NATO, bllokimin me lëvizjen e lirë”, tha Basha.

a.k.NOA

KOMENTE