Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështoi takimi i liderëve politikë në Maqedoni
English

Dështoi takimi i liderëve politikë në Maqedoni

Shkup, 22 mars, NOA – Liderët e katër partive politike në Maqedoni në takimin që përfundoi para pak çasteve nuk kanë arritur asnjë marrëveshje rreth harmonizimit të qëndrimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ky takim i dytë i radhës mes liderëve të VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe DR nën patronazhin e presidentit Gjorgje Ivanov ka zgjatur më shkurt dhe se nuk është arritur asnjë përparim rreth përafrimit të qëndrimeve midis partive.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i pari ka braktisur takimin duke theksuar se LSDM dhe Branko Cërvenkovski kanë ngelur me kërkesat e njejta joreale të cilat nuk mund të plotësohen. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen edhe pa këtë parti opozitare, sepse siç nënvizoi ai Maqedonia patjetër duhet të shkojë në zgjedhje.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar pas qëndrimeve të partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE dhe se ai ka mbështetur të gjitha qëndrimet e kryeministrit Gruevski.

Ahmeti theksoi se zgjedhjet janë të nevojshme dhe se ky proces patjetër duhet të fillojë me ose pa opozitën. Ai i bëri thirrje partive të tjera politike që ti bashkëngjiten këtij procesi por pa kushte dhe nënçmime. Ahmeti theksoi se partitë në pushtet bënë çmos për të bindur opozitën që të marrë pjesë në zgjedhje.

Lideri i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani kërkoi ndërmjetësim ndërkombëtar për tejkalimin e krizës së thellë politike në vend.

Presidenti Gjorgje Ivanov shtoi se ka bërë katër tentime për të zhbllokuar dialogun politik, por për fat të keq këto tentime kanë qenë pa sukses. Ai ka shprehur keqardhje që disa politikan nuk mund të tejkalojnë interesat e tyre ditore politike në emër të interesave shtetërore.

Lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski në takimin e sotëm ka përsëritur kërkesat e tij që duhet plotësuar para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka akuzuar kryeministrin Gruevski se ardhja e tij ishte për të rrënuar takimin e liderëve. Cërvenkovski paralajmëroi se qëllimi i partive në pushtet është të organizojnë zgjedhje pa opozitën.

NOA-INA

KOMENTE