English

Foto shok – Një tjetër Abu Graib! Ushtarët amerikanë, masakrojnë civilët

Kabul, 22 mars, NOA – Publikimi i fotove të reja nga Afganistani, ku ushtarët amerikanët vrasin civilët e pambrojtur, ka bërë që të shpërthejnë akuza të reja ndaj presidentit Obama.

Fotot e shfaqura në gazetën gjermane “Der Spiegel”, bënë që gjithçka të duket si imazhi i ofruar kohë më parë nga burgu Abu Graib, ku keqtrajtoheshin të burgosurit.

Një tjetër faqe e errët kjo në historinë ushtarake amerikane.

Këto janë fotografitë që portretizojnë ushtarakët e SHBA-ve në Afganistan, duke treguar organet e civilëve të vrarë si trofe, për asnjë arsye.

Pentagoni i ka cilësuar si të neveritshme këto foto, duke shtuar se ato po përdoren sinjë ushqim për të shtuar tensionin mes Uashingtonit dhe Kabulit, duke u kthyer kështu në armë propagande për talebanët.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Luna Moon21:24 - 22 Mars 2011
    ca bejne keto mer zot i madh... pupup tamam po vjen fundi i botes!!