Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin juria e Parlamentit të Ri, të enjten jep vlerësimin për 12 maketet
English

Mbërrin juria e Parlamentit të Ri, të enjten jep vlerësimin për 12 maketet

Tiranë, 22 mars, NOA - Kanë mbërritur në Tiranë anëtarët e jurisë ndërkombëtare, të cilët do të merren me vlerësimin e 12 projekteve të Kompleksit të Ri Parlamentar.

Ky fakt bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të organit legjislativ, sipas të cilave, ditën e enjte pritet edhe rezultati përfundimtar i punës së këtij grupi.

“Anëtarët e jurisë janë: Johannes Ibelings, Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufi, Florian Nepravishta”, bëjnë me dije mes të tjerash, burimet e Kuvendit.

Sipas tyre, juria kryesohet nga Johannes Ibelings, autoritet në fushën e kritikës së arkitekturës, historian arti dhe botues i shumë veprave përfshirë “Supermodernizmi”, “Arkitektura në Epokën e Globalizimit”, “Arkitektura e Shekullit XX në Hollandë”, “Planifikimi urban i shek XX në Hollandë”.

Ndërkaq, mësohet se ai është themeluesi dhe kryeredaktori i revistës pan-europiane të arkitekturës “A10 Arkitektura e Re Europiane”, ndërsa që në vitin 1989 ka organizuar një sërë ekspozitash arkitekture.

n.e/NOA

KOMENTE