English

Pacolli: Ndihem krenar për vlerat tona historike kombëtare

Krujë, 22 mars, NOA - Pas takimit me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, gjatë vizitës së tij në Tiranën zyrtare, presidenti i Kosovës Bexhet Pacolli ka vijuar sot vizitën e tij në qytetin e Krujës.

Gjatë saj, ai ka vizituar edhe Muzeun Historik “Gjergj Kastrioti”, ku ka lëshuar dhe deklaratën e tij të radhës mbi vlerat kombëtare dhe historike të shqiptarëve në tërësi, duke i përgëzuar të gjithë për ruajtjen e tyre.

“Uroj që këto vlera të ruhen dhe në të ardhmen. Ndihem krenar që ju keni ruajtur vlera historike kombëtare”, ka thënë Pacolli.

n.e/NOA

KOMENTE