Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 22 Mars 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 22 Mars 2011

Tiranë, 2 mars, NOA - Gazetat shqiptare ditën e sotme kanë përqendruar vëmendjen e tyre në arrestimet e kryera në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ndaj tre zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të akuzuar për ryshfet.

Një tjetër çështje është edhe ajo e video-përgjimit Meta-Prifti, ku kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka paditur në Gjykatën e Lartë Prokurorinë, në mënyrë që videoja e publikuar të mos konsiderohet si provë.

Duke vijuar më tej me deklaratën e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama i cili shtyu sërish shpalljen e kandidaturës, për garën e kreut të bashkisë, si dhe padinë e tij ndaj Lulëzim Bashës.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Gjykata e Lartë, videoja e Priftit, Meta padit Prokurorinë”, ku detajohet padia me kërkesën e saj në mënyrë që kjo video të mos merret në konsideratë.

Një tjetër titull i kësaj të përditshmeje është edhe, “Rama shtyn shpalljen e kanditaturës, padit Bashën në prokurori”, duke iu referuar deklaratës së kreut të PS-së, për evitimin e shpalljes së kandidaturës si dhe për padinë e bërë ndaj kandidatit të përfolur, por jo i zyrtarizuar nga ana e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor, “Pranga 3 zyrtarëve bashkiak, morën ryshfet për ndërtim pa leje në kryeqytet”, në të cilin jepet detajimi i ndalimit të punonjësve të bashkisë si dhe akuzat për të cilat janë arrestuar.

Ndërkaq kjo gazetë vijon me një tjetër titull “Miku i Berishës merr 100 mijë euro për lobim”, në të cilin flitet për konsulentin e Kryeministrit dhe mënyrën se si ai lobon për të, në këmbim të pagesës.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin, “700 milion, mbërrin benzi bunker”, në këtë shkrim flitet për hyrjen në Shqipëri të një benzi të sigurisë së lartë, i cili sipas kësaj të përditshmeje, ka kaluar ditën e djeshme doganën, dhe do të jetë në përdorim vetëm për Kryeministrin dhe për delegacionet e larta shtetërore, madje shtohet se blerja e tij është bërë me lekët e fondit të emergjencës.

Sërish edhe këtu gjejmë titullin për ndalimin e punonjësve të bashkisë, i cili jepet në formën, “Arrestohen dy inspektor ndërtimi dhe një polic i Bashkisë së Tiranës”.

E përditshmja “Koha Jonë” i nis shkrimet e saj me kryetitull “Korrupsioni, bien në pranga 3 policë bashkiakë në Tiranë”, në të cilën jepet lajmi i mesnatës së djeshme dhe akuza ndaj tyre, duke sqaruar se ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Ndërkaq deklarata e rektorit të Universitetit të Tiranës Dhori Kule merr një vëmendje jo të vogël ku thuhet “Kule: ndërtimet pranë Fizikës Bërthamore si Fukushima”, me deklaratën e të cilit flitet për pasojat që mund të kenë ato ndërtime.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor “Gara e Tiranës, PS padit Bashën,

Rama pret Lajçak”, ku përqendrohet në padinë e bërë ndaj ministrit dhe kandidatit të mundshëm të PD-së për Bashkinë e Tiranës, si dhe vijohet me takimin që kryeopozitari pritet të ketë ditën e sotme.

Një titull tjetër është edhe, “Video-regjistrimi, Meta kërkon pavlefshmëri”, në këtë shkrim jepet padia e kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili kërkon të mos konsiderohet si provë video-përgjimi i publikuar nga ish-ministri Dritan Prifti.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 22 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE