Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rihana: Ndihem tepër seksuale
English

Rihana: Ndihem tepër seksuale

Los Anxhelos, 22 mars NOA - Një veshje tunduese dhe tepër transparente. Është kjo paraqitja e Rihanës e cila ka shfaqur të gjithë sensualitetin e saj në fushatën e revistës

“Vogue Usa”. Në krahun tjetër vetë këngëtarja nuk e mohon pëlqimin që ka për veten e saj: “Jam tepër seksi, përfshirë këtu dhe të gjithë defektet e mija”.

Më pas nuk kanë munguar as kritikat në drejtim të babait të saj: “Ai shfrytëzon imazhin tim për të bërë para, ndihem e përdorur”.

Me prerjen e flokëve duhet thënë se Rihana ka ndryshuar tërësisht stilin e jetës së saj: “Duke nisur që nga ky model, duhet të them se e gjithë jeta ime ndryshoi, si nga stili ashtu dhe nga ana profesionale”. “Edhe pse nuk mund të jem perfekte, ndihem tepër sensuale. Për herë të parë nuk kërkoj që të dobësohem, ndihem shumë mirë kështu, pasi trupi im është i bukur dhe në një formë të përshtatshëm me muzikën që luaj”, - deklaroi ylli i popit.

r.b/NOA

KOMENTE