Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria sheh ëndrra atomike
English

Shqipëria sheh ëndrra atomike

Duhet të ketë një plan të pavarur për energjinë në Kosovë e Shqipëri. Ky plan duhet të shkojë në kundërshtim me interesat e qeverisë gjysmëkolonialiste të Sali Berishës

Nga Max Brym

Shqipëria dhe Kosova kanë probleme me energjinë. Por energjia atomike nuk është kurrsesi një zgjidhje. Energjia atomike është një rrezik vdekjeprurës për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri.

Një fakt i tillë mund të konfirmohet shumë kollaj, nëse sheh atë që po ndodh në Japoni. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, prej vitesh është kthyer në një agjent të lobeve të pangopura të energjisë atomike. Berisha sheh ëndrra radioaktive. Sipërmarrësit e huaj do të ndërtojnë në Shqipëri atë që nuk mund të ndërtojnë dot në shtëpitë e tyre: centrale atomike.

Që në vitin 2007, Berisha ka prezantuar një plan për të ndërtuar në Durrës një central të tillë me ndihmën e të huajve. Në media mund të lexohet se si Berisha bëri të ditur se shumë firma të huaja kanë shprehur interesin e tyre për të prodhuar energji atomike në Shqipëri, e për ta eksportuar atë më pas në Itali, ku ndërtimi i centraleve atomike është i ndaluar me ligj.

Për disa kohë u mendua se një plan i tillë kishte vdekur. Por, Berisha po kërkonte investitorë. Që nga viti 2009 ka një plan për të ndërtuar në veri të Shqipërisë, në brigjet e lumit Buna në Shkodër, një central atomik. Kostoja e një centrali të tillë mendohet se mund të shkojë deri në katër miliardë euro. Centrali me energji bërthamore do të ndërtohet nga një konsorcium italo- kroat. Shqetësimet janë të shumta. Vijnë edhe për shkak se ekziston rreziku i tërmeteve në këtë zonë. Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik. Është interesant fakti se jo larg vendi ku planifikohet të ndërtohet centrali atomik ka pasur një tërmet shkatërrimtar në vitin 1979.

"Kleine Zeitung" shkroi pardje: "Kryeministri italian Berlusconi ka përforcuar sërish idenë e energjisë bërthamore. Kjo shkon në kundërshtim me një referendum të popullit të vitit 1986, që dha votën kundër ndërtimit të centraleve atomikë.

Për këtë arsye, Berlusconi është në kërkim të vendeve për të ndërtuar centrale. Në vitin 2013 pritet të nisë puna për ndërtimin. Energjinë atomike gadishulli Apenin pritet ta marrë nga Shqipëria, e cila do e eksportojë atë në Itali. Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e tërmeteve në veri të Shqipërisë.

Por, e gjitha kjo nuk i bën përshtypje Berishës. Nuk ka asnjë sqarim nga ana e qeverisë shqiptare, se ajo ka hequr dorë nga planet atomike. Edhe sipas mendimit të ekspertëve më të mirë, Shqipëria nuk është një vend për centralet bërthamore. Çështja e mbeturinave bërthamore nuk është zgjidhur në asnjë vend, jo më në Shqipëri.

Duhet të ketë një plan të pavarur për energjinë në Kosovë e Shqipëri. Ky plan duhet të shkojë në kundërshtim me interesat e qeverisë gjysmëkolonialiste të Berishës.

KOMENTE