English

Sienna Miller, një flirt i ri

Londër, 22 Mars NOA - Sienna Miller, pas lamtumirës me Jude Law, është kthyer sërish në skenë. Biondja është parë menjëherë në shoqërinë e kolegut britanik Tom Sturridge dhe të gjithë pohojnë për një flirt të ri të saj. të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në restorantin China Tang në Londër. Sienna është shfaqur tepër e tërhequr nga aktori 25-vjeçar, mik i ngushtë i Robert Pattinson.

“Qëndronin shumë pranë njëri tjetrit. Kishte përkëdhelje mes tyre, madje duke qëndruar të përqafuar shkëmbenin shikime të një flirti të vërtetë”, - këto ishin fjalët e një dëshmitari okular, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Çifti sapo mbaroi darkën në restorant, pagoi llogarinë dhe u largua menjëherë me një taksi.

r.b/NOA

KOMENTE