Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Regjistrimi i popullsisë proces jashtëzakonisht i rëndësishëm
English

Thaçi: Regjistrimi i popullsisë proces jashtëzakonisht i rëndësishëm

Prishtinë, 22 mars 2011, NOA – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi rishtas mbështetjen e plotë të qeverisë së tij për regjistrimin e popullsisë së Kosovës gjithmonë sipas standardeve të EUROSTAT-it. Këtë mbështetje kryeministri Thaçi e përforcoi gjatë takimit me krerë të Komisionit Qendror për Regjistrimin e popullsisë, të udhëhequr nga Rifat Blaku.

Duke iu referuar përgatitjeve për procesin e regjistrimit të popullsisë, kryeministri Thaçi vlerësoi lart përkushtimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror për Regjistrimin e popullsisë duke përforcuar mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e këtij procesi.

“Regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, që ka reflektime në të gjitha prioritetet strategjike të institucioneve të Republikës së Kosovës, prandaj ju inkurajoj që të përmbyllen në mënyrë sa më efektive, transparente dhe profesionale të gjitha përgatitjet, në mënyrë që ky proces të rezultojë me sukses të plotë, duke e përmbushur kështu edhe një nga obligimet tona që del nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian”, theksoi gjatë takimit shefi i qeverisë së Kosovës.

Nga ana e tij, kryesuesi i Komisionit Qendror për Regjistrimin, Rifat Blaku e siguroi zotin Thaçi se “me procesin e regjistrimit të popullsisë do të arrihet një rezultat i plotë, që do të pasqyrojë gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe do të jetë bazë shumë e rëndësishme për të bërë planifikimet e duhura në kuadër të procesit të zhvillimit dhe integrimit”.

Zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës bën me dije se takim mari pjesë edhe ministri i Administratës Publike te Republikës së Kosovës, Mahir Yagxhilar.

mit/NOA

KOMENTE