Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forcat e shpëtimit mund të marrin dëmtime vdekjeprurëse në Fukushima
English

Forcat e shpëtimit mund të marrin dëmtime vdekjeprurëse në Fukushima

E mërkurë, 23 mars 2011, NOA- Situata në centralin atomik japonez Fukushima ka dalë jashtë kontrollit, të gjitha masat për pengimin e një katastrofe bërthamore u desh që pas pak kohe të ndërpriten. Këtë e studion edhe Shoqëria Gjermane GRS.

Forcat e shpëtimit në centralin atomik japonez Fukushima i kërcënon sipas ekspertëve drejtpëdrejt vdekja nga rrezatimi.

Sipas vlerësimit të rezultateve më të reja nga Shoqëria për Sigurinë e Reaktorëve (GRS) në Këln, në territorin e centralit mund të punohet vetëm për periudha shumë të shkurtra kohe. Sipas zëdhënësi të GRS, Sven Dokter, para së gjithash mbi blloqet e dëmtuara të reaktorëve llogariten vlera të larta të të ashtuquajturave rreze Gamma: “Situata është e tillë, që kur vjen në afërsi të elementëve katodikë, ti u ekspozohesh dozave shumë të larta të rrezeve Gamma. Dhe këto rreze Gamma mund të izolohen me shumë vështirësi”.

Ndryshe nga rrezatimi Alfa ose Beta, rrezatimi me rrezet Gamma depërton në trupin e njeriut në mënyrë masive dhe të plotë. Prandaj, ftohja e reaktorëve duke hedhur ujë me helikopterë u ndërpre. Tani do të bëhen përpjekje që reaktorët të ftohen me ujëhedhës ose tubacione nga jashtë. Por edhe kjo realizohet me shumë vështirësi, për shkak të vlerave të larta të rrezatimit.

Sipas të dhënave të GRS, para së gjithash nga blloku i reaktorit 4 në Fukushima buron një rrezik më i madh se ç'besohej në fillim. Atje, në orët e shkuara ka pasur disa djegie, ndoshta të elementëve katodikë.

“Ekzistojnë probleme të mëdha me këtë lavamanin e elementëve katodikë - ne e quajmë lavamanin e shuarjes. Ndryshe nga gjendja në blloqet 1 deri në 3, në lavamanin e bllokut 4 ndodhen edhe elementë katodikë, të cilët kanë qenë në bërthamën e Bllokut 4 dhe që nuk kanë qenë të konsumuar plotësisht. Kjo ka të bëjë me faktin se atje po bëhej një inventar dhe me sa duket për këtë qëllim qe shkarkuar e gjithë bërthama."

Shkopinjtë bërthamorë të rinj krijojnë vetvetiu një nxehtësi më të madhe, kështu që rreziku i djegies bërthamore në Bllokun 4 është edhe më i madh se mendohej. Sipas informacioneve të ndryshme, uji ftohës ndërkohë ka avulluar nga ky lavaman.

Jo më pak dramatike është situata sipas GRS edhe në blloqet e tjera. Në të paktën dy prej tyre, mbajtësit e sigurisë të reaktorëve janë jo të izoluar plotësisht. 70 përqind e shkopinjve katodikë në bllokun 1 konsiderohen veç kësaj të dëmtuar masivisht dhe kanë kohë që janë në gjendjen e shkrirjes së bërthamave. Në Blloqet 2 dhe 3 shkëputen sasi të mëdha avulli uji, ndoshta të ngarkuara me lëndë radioaktive.

"Uji futet për ftohje, do të thotë, në thelb ai ftoh, dhe herë pas here avullon."

Edhe për sa kohë do të mund të punojnë 50 bashkëpunëtorët e mbetur në Hiroshima, kjo është krejt e hapur.

“Që prej niveleve të caktuara të rrezatimit, ata thjesht i hyjnë rrezikut që edhe prej një qendrimi të shkurtër në reaktor të pësojnë dëmtime masive në shëndet. Kjo mund të sjellë edhe pasoja vdekjeprurëse”.

DW/NOA

KOMENTE