Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti i Helsinkit: Alarmi, te Ura Vajgurore guroret po helmojnë qytetarët
English

Komiteti i Helsinkit: Alarmi, te Ura Vajgurore guroret po helmojnë qytetarët

Tiranë, 23 mars, NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dërguar një grup vëzhguesish për të parë në vend situatën në lidhje me disa shqetësime të shprehura nga komuniteti i banorëve të Urës Vajgurore.

Nga takimet e zhvilluara atje, rezultoi se gjatë viteve të fundit, në afërsi të Urës Vajgurore janë ndërtuar dhe funksionojnë 14 gurore.

“Veprimtaria e tyre, që zhvillohet nëpërmjet shpërthimeve dhe përpunimit të inerteve në natyrë, krijon ndotje fizike të ajrit, si dhe ndotje të rëndë akustike për zonën përreth, duke u bërë shkak për cenimin e shëndetit të banorëve. Stresi dhe paniku janë fenomene të përditshme të banorëve të kësaj zone dhe për fëmijët e tyre të mitur”, citon deklarata përkatëse e KSHH-së.

Ndërkaq, ajo shton se shqetësim të veçantë paraqet ndotja e ujit, i cili përbën një tjetër burim rreziku të shtuar për shëndetin e banorëve të zonës.

“Pranë guroreve dhe zonës së banuar ndodhet një depo me lëndë plasëse, pronë e një kompanie private. Shpërthimet e shpeshta që kryhen nëpër gurore rrezikojnë seriozisht situatën në depon e lëndëve plasëse”, citon më pas deklarata.

Duke përfunduar se zona e banuar pranë guroreve është e përbërë, kryesisht, nga ndërtime të reja dhe pa leje të organeve përkatëse por, gjithsesi, të lejuara heshturazi prej tyre.

“Në këto rrethana situata e krijuar nuk mund të anashkalohet nga organet e pushtetit vendor, siç po tentohet prej tyre. Organet e specializuara të pushtetit qendror, si ato të mbrojtjes së mjedisit, të shëndetit publik e të rendit duhet të kishin ndjekur më mirë nga afër situatën dhe të merrnin masat me kohë për të mos lejuar që të mbërrinte kjo situatë”, apelon KSSH-ja.

Në fund, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e konsideron gjendjen në këtë zonë të qytetit të Urës Vajgurore tepër shqetësuese dhe u bën thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror, organeve të specializuara për mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit, që të marrin menjëherë masat e nevojshme për përmirësimin e situatës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në dëm të jetës, shëndetit dhe pasurisë së shtetasve të Urës Vajgurore.

n.e/NOA

KOMENTE