Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngacmim: 700 mesazhe kërcënuese ndaj ish të dashurit
English

Ngacmim: 700 mesazhe kërcënuese ndaj ish të dashurit

Savona, 23 Mars NOA - Më shumë se 700 mesazhe në celular, në drejtim të një ish të dashuri. Si rrjedhojë e kësaj dhe akuzave të tjera, është denoncuar një mësuese 50 vjeçare, banore në Savona. Ajo është akuzuar si një “ngacmuese”, nga karabinierët e Cortemilia, në Bormida, në vendin ku banonte ish i dashuri i saj, një drejtor publik 60 vjeçar.

Lidhja sentimentale mes të dyve kishte zgjatur vetëm disa muaj, por ajo pas ndarjes, nuk kishte hequr dorë nga ai. Mesazhet në celular ishin jashtë normales, ku arritën kuotën e 700 sms-ve me përmbajtje kërcënuese dhe persekutuese, madje në një mesatare prej 65 mesazhe dhe thirrje në vetëm një ditë.

r.b/NOA

KOMENTE