English

Obama: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet

Nju Jork, 23 mars 2011, NOA – Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet sikundër të gjitha vendet në rast sulmesh. Këtë duket se ka dashur të deklarojë jo drejtpërdrejt presidenti amerikan Barack Obama, duke iu referuar sulmit të djeshëm në Jeruzalem ku mbetën të vrarë civilë palestinezë.

Presidenti Obama shprehu ngushëllimet për viktimat palestineze që përgjakën rishtas Rripin e Gazës.

Presidenti amerikan i bëri thirrje të gjitha palëve në këtë konflikt që të qetësohen duke ftuar njëherësh urgjentisht të bëhet gjithçka për të parandaluar dhunën dhe viktima të tjera mes civilëve.

mit/NOA

KOMENTE