English

Parashikimi i motit për 24 mars 2011

Tiranë, 24 mars 2011 NOA - I gjithe territori shqiptar do te jete ne ndikimin e motit te kthjellet, perjashtuar kalime vranesirash te lehta ne zonat malore lindor.

Mesdita do te jete me diell ne Titane, Durres, Elbasan, Fier, Berat, Lushnje dhe e gjithe vija bregdetare, ndersa vranesira te lehta do te kete ne zonat lindore.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb

Ne pjesen e dyte te dites parashikohet qe vranesirat te largohen nga zonat lindore duke bere qe moti i kthjellet te dominojne te gjithe territorin shqiptar.

Kjo situate e qëndrueshme atmosferike do te mbetet edhe gjate nates deri ne mengjes.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne vend ku vlerat me te larta do te shënohen në Ultësirën Perëndimore me 22 grade celsius.

Era do te fryje e lehte dhe ne toke dhe ne det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Perëndimor-Jugperëndimor, kjo do te beje qe dallgëzimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i papërfillshëm.

Europa

Sërish Europa Veriperendimore do te dominohet nga vranesira dhe reshjet shiu e debore sidomos ne Norvegji ku do te kete debore te dendur shoqeruar me stuhi te forta ere. Gjithashtu verilindja e kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje debore, me te perqendruara ne Rusi.

Europa Jugperëndimore do te jete me vranesira dhe reshje shiu.

Ne Spanje shirat do te shoqërohen me stuhi te forta ere te cilat do te sjellin dallgezim te larte ne det.

Ndërsa Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do te mbeten ne kushtet e motit te qëndrueshme me kthjellime dhe vranësira kalimtare por edhe ne Evropën qendrore dhe atë lindore do te mbizotërojë moti i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Norvegjia rrezikon dëbore te dendur dhe stuhi ere;

Balltiku do te rrezikohet reshje shiu dhe debore te paket;

Spanja do te rrezikohet per reshje shiu dhe ere te forte.

e.t/NOA

KOMENTE