Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas Shqipërisë, presidenti Pacolli sot viziton Maqedoninë
English

Pas Shqipërisë, presidenti Pacolli sot viziton Maqedoninë

Shkup, 23 mars, NOA – Pasi qëndroi në Shqipëri për dy ditë me radhë, në të parën vizitë zyrtare jashtë Kosovës si president i saj, presidenti kosovar, Bexhet Pacolli sot mbërrin për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Mësohet se ftesa për një vizitë të tillë atij i është bërë nga vetë presidenti maqedonas, George Ivanov.

Burime të të cilit, pohojnë se për pritjen e presidentit Pacolli është organizuar një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake të këtij vendi.

Ndërkaq, axhenda e takimeve të Pacollit në Maqedoni përmban takimin e tij me kryeparlamentarin Trajko Veljanovski, por nuk dihet nëse ai do të takojë edhe kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.

Gjatë kësaj vizite në Maqedoni, është parashikuar edhe nënshkrimi i Protokollit midis ministrive të Bujqësisë kosovare dhe maqedonase, për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë.

n.e/NOA

KOMENTE